NATA E ÇMENDUR NË TIRANË | Holandezët e Feyenoord nuk përmbahen: dhunë, shkopa, gurë dhe plagosje – PAMJET

24 Maj 2022
23:30
Telesport
back button

Një pjesë e tifozerisë holandeze e Feyenoord sot ka mbërritur në Tiranë dhe ndërsa në mëngjes situata ka qenë e qetë, pasdite gjërat kanë agravuar. Por, ashtu si pritej, duke qenë ndër më problematikët në Europë, janë mjaftuar të kthejnë disa birra dhe më pas nisën trazirat…

Kujtojmë që Fan Zone i tifozëve të Feyenoord është vendosur te pedonalja e Tiranës, pranë Kalasë dhe aty çdo gjë ka qenë nën kontroll. Birra, këngë dhe deri valle shqiptare për tifozët holandezë që kanë ndezur mbrëmjen…

VIDEO DHE FESTA ME VALLE

Por, larg pedonales, në bulevard dhe te ish-drejtoria e Policisë, por sidomos te rrugica e njohur ku banon Sali Berisha, gjithçka është agravuar dhe rreth 250 tifozë të Feyenoord me shkopa dhe gurë kanë sulmuar policinë. Ka edhe dy efektivë në spital me plagë të lehta por edhe shumë të arrestuar.

Një numër i lartë tifozësh kanë krijuar probleme edhe te 21 Dhjetori, duke goditur makinat e policisë, teksa më herët sot u shënua një incident dhe dhunë ndaj dy shtetasve shqiptarë te zona e Nënkatçeve.

Policia ka shkuar menjehere edhe ne bllok per te parandaluar sulme te tjera ndaj tifozeve te Romes qe jane me te qete dhe pikerisht aty eshte ngritur Fan Zone i tyre. Nje nate qe do te jete e gjate per policine dhe ku duhet edhe nderhyrja e FNSH, forcave te nderhyrjes se shpejte…

Flakadan, zjarr, deme materiale dhe madje edhe dhune. Tifozeria e Feyenoord po imiton ate qe beri disa vite me pare ne Rome perpara ndeshjes ndaj Lazios. Sinjal qe nuk do te ishte shetitje ne Tirane dhe qe ndoshta masat duhet te ishin marre me mire…

Pronari i lokalit Dorgen, ku ndodhi përleshja thotë: “Gjithçka nisi kur njeriu që më pas u rrah, për të provokuar tifozët holandezë, filloi të lavdërojë ekipin e Giallorossi, duke thirrur “Roma, Roma”.

Pavarësisht tentativave të stafit tonë për të qetësuar shpirtrat, mes tre shqiptarëve, mes tyre edhe provokatorit, ka lindur një sherr dhe tifozët holandezë. Për të pasur më të keqen ishin të parët. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që i dha karrigen që e rrëzoi njeriun, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili në ngazëllim shënoi gabim”.

Sakaq, edhe Ultrasit e romes jane te grumbulluar dhe gjithashtu duhet te kete rrezik qe neser mos kete konfrontime mes paleve dhe ngacmime. Shume forca policie neser do te bllokojne arterien kryesore te qytetit dhe do te ndalojne madje edhe kembesoret.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit