Nate Diaz, Khabib dhe Ben Askren polemika për një… larje në vaskë

13 Mars 2019
19:46
Telesport
back button

Sporti i MMA-së gjithnjë është i mbushur me konflikte, në kafaz dhe jashtë tij. Edhe kjo javë nuk ka qenë ndryshe nga të tjerat. Nate Diaz ka vendosur të lëshojë një batutë të rëndë karshi kampionit të botës në peshën e lehtë, Khabib Nurmagomedov.

Diaz postoi një foto të vjetër të rusit, ku ai ndodhet në një vaskë së bashku me disa anëtarë të ekipit të tij. Sportisti amerikan i arteve marciale mikse postoi foton duke shkruar: “Sambo?” Diaz dhe Khabib janë dy sportistë që kanë patur shpesh probleme gjatë viteve të fundit.

Ai që ka ndërhyrë në këtë debat është Ben Askren, që në këtë rast ka dalë në mbrojtje të kampionit të botës në UFC dhe ka thumbuar Nate Diaz. Përmes një postimi ai shkruan: “Mos më thoni që ju djemtë në Stockon nuk e keni bërë një apo dy herë këtë gjë gjatë stërvitjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit