“Natë ferri në Manchester”; gruaja e Malinovsky akuzon rëndë “Djajtë e Kuq”

20 Tetor 2021
14:33
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes mes Manchester United dhe Atalanta, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, zikaltrit italianë përjetuan një natë me shumë ngjarje, për një shkak misterioz, alarmit në hotelin ku lojtarët po qëndrojnë.

Për ta zbuluar këtë gjë ka menduar Roksana Malinovska, gruaja e Ruslan Malinovskyi, në një status në profilin e saj në Instagram: “Gjatë gjithë natës në hotel, alarmi u ndez me fuqi të plotë 5 herë. A mendoni se ky është një aksident? Jo, unë nuk e besoj. Një pritje e tmerrshme nga vendasit”.

Gruaja e mesfushorit të Atalantës mbeti në Bergamo dhe ngriti alarmin, duke hedhur hije dyshimi për një shqetësim të vullnetshëm. “Natë ferri në Manchester, – fillon mesazhi i saj. – Ndodhi pikërisht pasi ekipi mbërriti në hotel dhe vetëm natën! Shpresoj se tifozët tanë do ta mbështesin ekipin në ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe ndoshta e njëjta gjë do t’iu ndodhë atyre papritur. Në një hotel italian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit