NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

26 Shtator 2022
22:47
Telesport
back button

Sukses i rendesishem për Italinë që pushton Puskas Arena në Budapest dhe mposht Hungarinë 2-0 me golat e Raspadorit dhe Dimarco. Me këtë fitore Italisë i garantohet për herë të dytë radhazi finalja e Ligës së Kombeve së bashku me Holandën, Kroacinë dhe një mes Spanjës dhe Portugalisë.

Duartrokitje të bujshme nga Puskas Arena në adresën e kombëtares së Marco Rossi-t që ushqente ëndrrën për të kaluar turin në një grup të hekurt me Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë. Hungaria beri detyren e saj dhe ra vetem ne fund, kur i mjaftonte qofte edhe barazimi!

VIDEO E GOLIT

Ne fakt, kane qene super pritjet e Donnarumma-s, ne nje nate totalisht te pabesueshme per portierin, ato qe t’i kane thene jo ne nje ndeshje qe ka dhuruar emocione dhe futboll te hapur dhe sulmues.  Djemte e Mancinit ishin me te sakte ne finalizim dhe sigurisht me te vendosur per te menaxhuar me pas avantazhin.

VIDEO E GOLIT TE DYTE

Por, perpara golit ka edhe nje moment ku Donnarumma tregon klasin e tij duke bere tre pritje brenda nje aksioni. Ai perqafohet nga e gjithe skuadra. Pas golit te dyte te Italise, serish protagonist. Nego shërbehet nga Szoboszlai në të djathtë. Krosimi i tij gjen të sapofuturin i cili godet me një goditje të sigurt por portieri blu bën një mrekulli me këmbë. Jane tre pritje te tij ne kete aksion.

VIDEO E PRITJEVE

Hungaria ka tentuar ne te gjitha format por goli nuk deshi. Ne sfiden tjeter te grupit, Gjermania dhe Anglina kane mbyllur gjithcka ne paqe 3-3 ne nje ndeshje qe eshte ndezur pas minutes se 50-te kur Maguire gabon dhe fal topin te Musiala, duke i shkaktuar penallti me pas.

Disa minuta me vone eshte Havertz ai qe shenon golin e dyte per gjermanet. Anglia reagon dhe e ben brenda pak minutash me dy gola te shenuar nga Shaw dhe Munt. Me pas eshte radha e kapitenit Harry Kane qe te shenoje me penallti golin e bujshem te 3-2. Duket si e mbaruar por Havertz gjen golin e dyte personal dhe barazon ne 3-3 shifrat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit