NATIONS LEAGUE | Franca nuk ndalet, Giroud historik! Belgjika dhe Holanda marin fitore të rëndësishme

22 Shtator 2022
22:52
Telesport
back button

Sot jane kthyer ne fushe kombetaret dhe në ndeshjet e mbrëmjes së Nations League, Franca mori fitoren e parë në Grupin 1 të Ligës A teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Austrinë. “Gjelat” e zhbllokuan sfidën në fraksionin e dytë të lojës falë një goli të Mbappe dhe më pas fituan siguri me realizimin me kokë të Giroud.

Olivier Giroud duket se po kalon nje rini te dy edhe pse tashme po arrin 36 vjec! Ne fakt, pikerisht dy jave perpara se te vije kjo date, ai sonte ka lene gjurme me ekipin e bluve teksa ka shenuar me koke pas nje krosimi te bukur nga Griezmann.

Falë golit të tij kundër Austrisë, Olivier Giroud bëhet sonte, në moshën 35 vjeç e 357 ditë, golashënuesi më i vjetër i ekipit francez, duke kaluar Roger Marche (35 vjet e 287 ditë në dhjetor 1959 kundër Spanjës).

VIDEO E GOLIT

Per Giroud tashme jane 49 gola me kombetaren e Frances dhe Thierry Henri qe eshte golashenuesi me i mire i historise eshte vetem 2 gola larg, pra me 51. Giroud po luan sonte ndeshjen numer 113 me fanelen e bluve.

Por, ka nje lajm te keq per Milanin dhe tifozet kuqezi! Mike Maignan u zëvendësua në pushimin e Francë-Austri. Portieri i Milanit është larguar nga fusha e Stade de France për t’i lënë vend Areolas mes shtyllave për shkak të një problemi në pulpen e majtë. Edhe Kounde u zevendesua per demtim pas 22 minutash loje!

Në këtë formë, Franca lë vendin e fundit në grup, ndërsa nga ana tjetër, me fitoren e sotme ndaj Danimarkës me rezultatin 2-1, Kroacia “rrëmben” vendin e parë në grup me 10 pikë. Pas ballkanasve renditet pikwrisht Danimarka me nëntë pikë dhe më pas vjen Franca me pesë pikw e Austria në fund me katër pikë.

Ndërkohë, në Grupin 4 të Ligës A, Holanda triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Polonisë në falë golave të Gakpo dhe Bergwijn. “Tulipanët” ruajnë kryesimin me 13 pikë, ndërsa i ndjek Belgjika me 10 pikë. Por, ka nje problem per Depay qe u detyrua te braktiste ndeshjen per demtim. Belgjika mposhti me rezultatin 2-1, Uellsin. Në vendin e tretë të këtij grupi renditet Polonia me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Uellsi me vetëm një pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit