NATIONS LEAGUE: Kosova frenon “hemoragjinë”, pikë e artë në Athinë falë edhe super Muric (VIDEO)

14 Tetor 2020
22:42
Telesport
back button

Kosova ka arritur të frenojë hemoragjinë pas 3 humbjesh radhazi, dy në Nations League dhe njëra vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut në playoff për Euro 2021.

Skuadra e drejtuar nga Challandes, ashtu si në Prishtinë, edhe jashtë fushe, barazon me Greqinë 0-0 në një ndeshje ku meritoi plotësisht pikën dhe mund të kishte kërkuar diçka më shumë.

Super Muric bëri që rezultati të qëndronte në barazpeshë, duke pritur penalltinë e akorduar shumë lehtë nga arbitri për përfaqësuesen helene.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë sulmuesin e Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti të lehtë.

Anastasios Bakasetas gjuajti, por ishte Muric që priti bukur penalltinë.

Më pas, Greqisë iu anulua edhe një gol, por raste të mira patnë sidomos Kastrati dhe Paqarada te Kosova për të shënuar golin që mund të kishte sjellë 3 pikët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit