Nations League: Mancini zbulon listën e lojtarëve të grumbulluar për gjysmëfinalen ndaj Spanjës

6 Qershor 2023
11:33
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini ka zbuluar listën e 23 futbollistëve që do të grumbullohen për fazën finale të Nations League. Në gjysmëfinale, më 15 qershor, Italia do të luajë ndaj Spanjës, në kërkim të hakmarrjes pas humbjes së dy viteve më parë.

Një ekip me mjaft emra të rinj, ku spikatin edhe 5 lojtarë të Inter, që do të luajnë në finalen e Champions League dhe do të grumbullohen me vonesë. Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë Holanda e Kroacia, më 14 qershor, ndërsa finalja do të luhet meë 18 qershor në Roterdam.

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Empoli).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolò Zaniolo (Galatasaray).

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Ciro Immobile (Lazio), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Tigre).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit