Nations League | Shqipëria ndryshon ndaj Izraelit, ylli i ekipit bashkohet në grumbullim!

7 Qershor 2022
18:15
Telesport
back button

Shqipëria e nisi me barazim (1-1) edicionin e dyte të Nations League duke mos arritur te merrnin tre pikët e plota nga transferta në Islandë. Goli i Taulant Seferit ne pjesen e pare ngjalli shpresa, por ne fillim te pjeses se dyte nje pergjumje rezultoi fatale.

Kuqezinjtë të cilët gjenden në Ligën B, Grupi 2, tashmë vëmendjen e kalojnë tek sfida e radhës e cila është programuar të luhet në stadiumin Air Albania ndaj Izraelit më datë 10 qershor.

Duke shfrytëzuar edhe mbështjetjen e publikut, kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin tre pikë ndërsa synojnë që këtë edicion ta mbyllin në vend të parë. Sakaq, një armë më shumë për trajnerin Edy Reja në ndeshjen ndaj izraelitëve do të jetë Armando Broja.

Sulmuesi mungoi në Islandë për shkak se rezultoi me COVID-19, megjithatë tashmë 20-vjeçari ka lënë pas problemet dhe prej së hënës ka mbërritur në Durrës, në Tropikal, aty ku janë të grumbulluar kuqezinjtë për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Reja.

Mbetet për t’u parë nëse Broja do ta nisë nga minuta e parë përballjen me izraelitët, teksa me kombëtaren ka treguar se di të shënojë gola të rëndësishëm. Ndërkohë, një shqetësim për teknikun italian mbetet Odise Roshi, i cili ka vuajtur prej temperaturës dhe mbetet në dyshim sa i takon gatishmërisë për ndeshjen me Izraelin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit