Keylor Navas drejt largimit, Real Madrid e gjen pasuesin te Milani: detajet!

22 Gusht 2019
15:46
back button

Lajmi i fundit është që Keylor Navas nuk është dakord për një vit si rezervë dhe ndaj ka kërkuar largimin nga Real Madridi. Shumë klube e duan, mes tyre edhe PSG. Për këtë arsye, sipas asaj që shkruan “AS”, Florentino Perez është duke lëvizur për të gjetur një pasues të Navasit.

Një nga emrat që intereson më shumë është Pepe Reina i Milanit, që është zëvendësi i Donnarummas. Sipas “AS”, Reina do të ishte “ok” si rezervë e Courtois te Reali. Mbetet për t’u parë çfarë mendimi ka Milani: me një ofertë rreth 6-7 mln euro, gjithçka do të ishte e kryer, pasi Milani e mori me zero nga Napoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit