Navas, “hajmalia” e PSG: ish-portieri i Realit thyen çdo mallkim

13 Gusht 2020
17:54
Telesport
back button

Keylor Navas tani e quan veten “hajmali”. Nuk është rastësi që, me të në portë, PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas gati 30 vjetësh.

Mbrëmë, në minutën e 90-të, dukej se seria pozitive e portierit do të merrte fund, por në pak minuta, skuadra pariziene arriti të përmbysë Atalana.

Navas nuk ka humbur asnjëherë në fazën “knockout” (ai ishte një rezervë e Courtois një vit më parë), duke koleksionuar 14 ndeshje pa pësuar asnjë humbje.

Mungesa e ish-portierit të Realit në gjysmëfinale mund të ishte një shenjë e keqe për Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit