Navas tradhton PSG, Leonardo rinis sulmin për Donnarumma!

23 Tetor 2020
14:42
Telesport
back button

Kontrata e Gianluigi Donnarumma, e cila skadon në qershor 2021, mbetet rendi i ditës te Milani! Edhe pse deri më tani portieri ka shprehur gjithmonë qëllimin e tij për të qëndruar.

Por negocimi me Mino Raiola nuk duket i lehtë, pasi portieri kuqezi fiton një pagë tashmë shumë të lartë, 6 milion euro neto në vit. Raiola po kërkon një rritje dhe gjithashtu shtimin e një klauzole përfundimi që mund të aktivizohet në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve. Negociatat nuk janë të lehta, edhe nëse Milani ka besim në arritjen e nënshkrimit.

Nga Spanja, Todofichajes.com përsërit se në të ardhmen e Donnarumma mund të ketë një ekip tjetër: Paris Saint-Germain. Klubi parizien është në rrezik të humbasë Keylor Navas në fund të sezonit, pasi ish-portieri i Real Madrid gjithashtu ka kontratën që i skadon dhe ka pasur kontakte me Inter Miami për të kaluar në MLS te David Beckham.

Leonardo tashmë po mendon për alternativa për portën e PSG-së dhe Donnarumma është mes tyre. Me siguri drejtuesi brazilian është ngacmuar nga ideja për të marrë një transferim falas duke synuar Gigio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit