NBA: 10 lojtarët më të paguar të sezonit të ri, LeBron e Leonard jashtë podiumit

4 Shtator 2019
11:24
Telesport
back button

Në prag të fillimit të sezonit të ri 2019-2020 në NBA, revista “Basketball Insiders” ka publikuar renditjen e lojtarëve më të paguar në NBA. Stephen Curry është në krye të listës, madje ai është basketbollisti i vetëm që kalon shifrën e 40 milionë dollarë për sezon.

Në podium janë edhe Chris Paul i Oklahomës (i dyti) e Russell Westbrook i Houston (i treti). Ata pasohen nga Kevin Durant dhe James Harden.

Vetëm i shtati LeBron James, ikona e NBA-së, që ka zbritur nga froni. Akoma edhe më larg kreut është MVP i finaleve të play off, Kawhi Leonard, në vendin e 13-të me 32.7 milionë dollarë.

“NBA-Top 10” basktbollistët më të paguar (2019-2020)

1.Stephen Curry, Golden State Warriors, 40,231,758 mln dollarë
2.Chris Paul, Oklahoma Thunder, 38,506,482 mln dollarë
3.Russell Westbrook, Houston Rockets, 38,506,482 mln dollarë
4.Kevin Durant, Brooklyn Nets, 38,199,000 mln dollarë
5.James Harden, Houston Rockets, 38,199,000 mln dollarë
6.John Wall, Washington Wizards, 38,199,000 mln dollarë
7.LeBron James, Lakers, 37,436,858 mln dollarë
8.Kyle Lowry, Toronto Raptors, 34,996,296 mln dollarë
9.Blake Griffin, Detroit Pistons, 34,449,964 mln dollarë
10.Paul George, Clippers, 33,005,556 mln dollarë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit