NBA: 6 skuadra zbarkojnë në Orlando, dy ekipe të tjera mbyllin qendrat stërvitore

7 Korrik 2020
9:03
Telesport
back button

Duke nisur nga dita e sotme, 22skuadrat që do të vijojnë kampionatin e NBA-së do të mbërrijnë në “Walt Disney World” të Orlando (Florida). Në këtë kampues do të luhet pjesa e mbetur e sezonit 2019-2020, i ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus.

Ekipet e para që do të mbërrijnë në kampus janë Brooklyn, Denver, Orlando, Phoenix, Utah Jazz dhe Washington. Brenda datës 9 korrik, të enjten, të gjitha ekipet duhet të kenë mbërritur në kampus, ku do t’i nënshtrohen menjëherë testit anti-Covid.

Më 30 korrik do të rinisin ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt dhe më pas faza play off.

Ndërkohë, dy ekipe të tjera kanë mbyllur qendrat e tyre stërvitore, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në NBA. Milwaukee dhe Sacramento kanë mbyllur qendrat stërvitore, por nuk dihet nëse në këto ekipe ka basketbollistë pozitivë apo jo. Deri më tani 6 klube kanë mbyllur qendrat stërvitore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit