NBA anullon “All Star Game 2021”, eventi shtyhet për vitin 2024

27 Nëntor 2020
9:07
Telesport
back button

NBA, përmes një komunikate për mediat, ka bërë me dije se fundjava e “All Star Game 2021” që ishte parashikuar të zhvillohet më 1-14 shkurt në Indianapolis do të zhvillohet më datat 16-18 shkurt 2024.

Pra, Indianapolis do të mirëpresë paradën e yjeve të NBA-së në vitin 2024, ndërsa vitin që vjen nuk do të ketë një event të tillë si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkohë që “All Star Game” e vitit 2022 do të zhvillohet në Cleveland dhe ajo e vitit 2023 do të organizohet në Salt Lake City.

Ende nuk dihet se çfarë planesh ka NBA për atë fundjavë (12-14 shkurt 2021), nëse do të zhvillojë disa ditë pushim apo do të organizojë ndonjë event tjetër. NBA do të nisë më 22 dhjetor dhe pritet të mbyllet në mes të korrikit të vitit të ardhshëm, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi të luajnë në Olimpiadë.

Kjo do të thotë se në shkurt nuk do të ketë shumë pushime të gjata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit