NBA bashkëpunim me Formula 1, pilotët “garë” nga vija e gjuajtjeve të lira

19 Tetor 2021
13:47
Telesport
back button

NBA do të çelë mëngjesin e nesërm sezonin nr.75 të saj. Për të festuar këtë ngjarje historike, NBA ka nënshkruar një bashkëpunim me Formula 1, që këtë fundjavë do të zhvillojë garën e saj të radhës në Amerikë, pista e Austin.

Ditën e enjte (21 tetor), 20 pilotët e Formula 1 do të zhvillojnë një sfidë të veçantë mes tyre. Këtë herë jo në pistë por në një fushë basketbolli. Ata do të “garojnë” mes tyre nga vija e gjuajtjeve të lira, se cili është më i miri.

Fusha do të ndërtohet në pistën e Austin dhe të pranishëm do të jenë disa legjenda të NBA-së, që do të mësojnë pilotët se si të gjuajnë sa më mirë. Fituesi i kësaj sfide do të fitojë 200 mijë dollarë, që më pas do të shkojnë për bamirësi.

Edhe makinat që do të përdoren në këtë garë do të përjetësojnë këtë fakt, 75-vjetorin e NBA-së, logo që do të vendoset në të gjitha njëvendëshet e Formula 1. Gjithashtu, do të vendosen edhe logot e 30 ekipeve të NBA-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit