NBA, Giannis paralajmëron rivalët: Koha të përfundojmë atë që nisëm

13 Korrik 2020
11:55
Telesport
back button

Skuadra e Milwaukee Bucks, deri në momentin që kampionati i NBA-së u ndal për shkak të pandemisë së Covid-19, kishte rekordin më të mirë sezonal. Këtë rezultat skuadra që militon në Konferencën e Lindjes synon ta ruajë deri në fund të sezonit të rregullt, për ta ndihmuar më pas në fazën play off.

I bindur se ky sezon do të jetë më i mirë se ai i kaluari është lideri i Bucks, Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të kaluar. Në një postim në rrjetet sociale, nga Orlando, ku janë grumbulluar të 22 ekipet, ai shprehet se është gati për rinisjen e sezonit.

E bukur të rikthehesh në parket. Është koha që të përfundojmë atë që kemi nisur kohë më parë”, shkruan Giannis, një nga yjet e NBA-së, kandidat edhe këtë sezon për trofeun e MVP-së.

Para se të ndalej sezoni, skuadra e Milwaukee Bucks ishte në krye të renditjes së NBA-së me 53 fitore e 12 humbje në 65 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit