NBA: Houston dhe Washington realizojnë shkëmbimin e bujshëm të yjeve

3 Dhjetor 2020
13:29
Telesport
back button

Ekipet e Houston Rockets (në Perëndim) dhe Washington Wizards (në Lindje) kanë qenë sot protagonistë të një shkëmbimi të bujshëm lojtarësh.

Russell Westbrook ka lënë ekipin e Houston për t’u transferuar tek Wizards, ndërsa në kahun tjetër ka lëvizur John Wall. Bëhet fjalë për dy yje të NBA-së, që sezonet e fundit kanë dominuar në parket.

Gjithsesi, të dy lojtarët kanë qenë të pakënaqur me skuadrat dhe kontrata e tyre, ndajë kanë rënë dakord për këtë shkëmbim të bujshëm, që prish jo pak ekuilibrat e NBA-së.

Ata janë dy nga lojtarët më të paguar në NBA për sezonin 2020-2021 që do të nisë pas pak ditësh. Madje janë në “top-5” më të paguarit: Westbrook i dyti me 41.4 milionë dollarë dhe Wall i pesti me 41.3 mln dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit