NBA kthehet në arenë ringu, grushte mes lojtarëve gjatë ndeshjes (video)

12 Mars 2019
19:06
Telesport
back button

Ndeshja e NBA-së mes Cleveland dhe Toronto, fituar 126-101 nga Cavaliers, pati një moment tensioni në fundin e periodës së tretë. Protagonistë ishin Serge Ibaka i skuadrës së Toronto dhe Marquese Chriss i skuadrës së Cleveland. Ata përfunduan duke u zënë me grushte në parket pas një kontakti fizik.

Gjithçka nisi nga Ibaka, që shpesh ka qenë protagonist i skenave të tilla. Pasi nuk kapi dot një top të gjatë nga koshi i tij, ai shpresonte për një faull, por për gjyqtarët nuk pati kontakt. Në ato momente lojtari i ekipit kanadez kthehet nga rivali i tij, duke e kapur për fyti dhe aty nis konflikti fizik, që degjeneron deri në grushte.

Ndërhyjnë gjyqtarët, forcat e sigurisë e lojtarët e tjerë për t’i ndarë, ndërkohë që ndeshja ndalet për 2-3 minuta, derisa qetësia rikthehet në fushë. Të dy lojtarët largohen nga fushe me teknike përjashtimi, por për Ibaka pritet një dënim më i rëndë nga komisioni i disiplinës, duke qenë se ishte ai shkaktari i sherrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit