NBA merr vendimin: Çdo lojtar është i lirë të bëjë këtë veprim në fushë

2 Korrik 2020
9:21
Telesport
back button

Kur të rinisin ndeshjet e NBA-së (më 30 korrik në Orlando) në fanellën e lojtarëve mund të mos shohim të shkruar emrat e tyre. NBA ka dhënë “OK”-in e saj që lojtarët mund të vendosin shkrimin “Black Lives Matter”, si shenjë e luftës kundër racizmit.

Madje lojtarët mund të vendosin edhe mbishkrime të tjera të luftës ndaj racizmit në fanellën e tyre, si një mesazh për drejtësi sociale. NBA është gati të mbështesë lojtarët në lidhje me këtë çështje kur të rinisë kampionati.

Natyrisht që numrat e lojtarëve do të jenë në fanellë, për t’i identifikuar ata.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit