NBA në alarm, 16 lojtarë pozitivë më koronavirus brenda javës

15 Janar 2021
12:54
Telesport
back button

Mjaft ndeshje të NBA-së janë shtyrë gjatë ditëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19. Disa skuadra nuk kanë në dispozicion numrin minmal të 8 lojtarëve të lejuara për të zbritur në fushë.

NBA ka bërë me dije se janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid-19 te lojtarët gjatë 497 testeve që janë kryer ditët e fundit. Një numër i lartë, që mund të detyrojë NBA-në në një pezullim të përkohshëm të kampionatit.

Të gjithë lojtarët kanë hyrë në karantinë dhe zbatojnë protokollin shëndetësor. Në izolim të përkohshëm janë edhe ata lojtarë që kanë qenë në kontakt të ngushtë me personat që kanë dalë pozitivë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit