NBA prapakthehu, mendon organizimin e All Star Game më 7 mars, ja detajet

27 Janar 2021
12:30
Telesport
back button

Ndeshja e njohur e “All Star Game” e vitit 2021 në NBA, e planifikuar për t’u organizuar në Indianapolis, është zyrtarisht e anulluar dhe shtyrë për vitin 2024. Gjithsesi, NBA po mendon që ndeshjen e famshme të yjeve të basketbollit ta zhvillojë më 7 mars në Atlanta.

Më datat 5-10 mars, NBA do të jetë pushim dhe drejtuesit po analizojnë idenë për ta organizuar këtë ndeshje gjatë asaj fundjave. Si NBA ashtu dhe Shoqata e Lojtarëve po diskutojnë këtë ide.

Nuk ka për të qenë e lehtë për të gjetur një marrëveshje, duke ditur që deri më tani janë anulluar 22 takime të këtij sezoni për shkak të pandemisë Covid-19. Natyrisht që kjo ndeshje do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe duke zbatuar protokollin anti-Covid të NBA-së dhe mbi të gjitha do të luhet pa tifozë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit