NBA zbulon formulën magjike, sezoni do të vazhdojë vetëm me 22 skuadra

3 Qershor 2020
10:28
Telesport
back button

Sezoni 2019-2020 i NBA-së do të rinisë më 31 korrik, në Disney World (Florida), ku do të grumbullohen të gjitha ekipet. Pjesëmarrëse në këtë fazë të mbetur të sezonit të rregullt do të jenë vetëm 22 skuadra nga 30 të tilla.

Sipas ESPN, përveç ekipeve të renditura në 8 vendet e para në secilën Konferencë (Lindje dhe Perëndim) deri më 11 mars, datë kur u ndal sezoni prej koronavirus, do të luajnë edhe ekipet e renditura në vendet 9-11. Kjo bëhet për t’u dhënë edhe atyre një shans për zonën play off.

Sipas formulës së re, secila skuadër do të luajë nga 8 ndeshje dhe në total do të luhen 88 takime nga 259 që kishin mbetur. Kjo do të thotë që çdo ekip pjesëmarrës do të kalojë limitin e 70 ndeshjeve sezonale.

Sipas planit të përgatitur nga NBA, ndeshjet do të nisin më 31 korrik, pa tifozë, dhe do të luhen 6 takime në ditë. Pasi të përfundojnë 88 takimet e mbetura do të nisë faza play off, që nuk ndryshon skemë: Do të luhet me 7 ndeshje (kualifikohet ekipi që fiton 4 takime). Në këtë rast, faktori fushë nuk vlen, pasi ndeshjet do të luhen në një qytet.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë të fundit të sezonit të rregullt janë: Bucks, Raptors, Celtics, Heat, Pacers, Sixers, Nets, Magic, Wizard, Lakers, Clippers, Nuggets, Jazz, Thunder, Rockets, Mavs, Grizzlies, Blazers, Pelicans, Kings, Spurs dhe Suns.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit