Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kamzës, bëri mrekulli 12 vite më parë!

3 Maj 2019
17:44
Anton Cicani
back button

Përveç përjashtimit nga aktiviteti, futbollistëve në udhëkryq, tifozët e Kamzës sot morën një lajm të hidhur. Ish-trajneri i ditëve të vështira, Edmond Dule, është ndarë nga jeta i goditur nga një atak kardiak.

Dule ka drejtuar në sezonin 2006-2007, teksa arriti të ngjiste Kamzën (Dajti në atë kohë emrin) nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë, duke e marrë në vend të 9-të.

Ecuria fantastike me 11-të fitore nuk harrohet ende nga drejtuesit e asaj kohe në klub dhe tifozeria. Dule ishte 60 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit