Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, tronditet Formula 1

14 Mars 2019
14:15
Denis Hakanaj
back button

Ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe me një lajm të trishtueshëm kampionati 2019 i Formulës 1. 

Drejtori historik i garave dhe përgjegjësi i aspektit sportiv dhe teknik të rregullave, Charlie Whiting, është ndarë nga jeta gjatë mbrëmjes së të enjtes.   

Ka qenë presidenti i F1, Jean Todt, ai që ka dhënë lajmin: "F1 ka humbur një mik besnik dhe një ambasador prestigjioz". 

I njohur si ai që jep "startin" në çdo garë, Charlie Whiting është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare për shkak të një embolie në mushkëri, që e ka goditur në gjumë. 

Ai ndodhej në Melburn për fillimin e sezonit të ri. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit