“Ndaj Juventus do të jetë si në luftë!”

11 Mars 2019
18:55
back button

Vetëm një ditë përpara përballjes vendimtare që do të zhvillohet të martën në “Allianz Stadium” në Torino ndaj Juventus, mesfushori i Atletico Madrid, Koke, në konferencnë për mediat ka paralajmëruar një luftë të vërtetë ndaj bardhezinjve.

A ju tremb atmosfera që do të gjeni në transfertë?

“Ne kemi luajtur në stadiume shumë të nxehtë, do të jetë si një luftë, por jemi 11 kundër 11 dhe do të dalim në fushë të karikuar. Mund t’ja dalim nëse bëjmë gjërat si duhet”, deklaroi Koke.

Çfarë ju shqetëson më shumë nga rivalët?

“Ajo që më intereson më shumë është mënyra se si do të futemi në fushë. Ne e dimë që kemi një rezultat të mirë, por çdo gjë mund të ndodhë. Kundërshtari është i fuqishëm në zonë dhe në ajër, por do të luajmë 11 kundër 11”.

Atletico ka luajtur edhe më parë në fusha të ndërlikuara…

“Ne kemi vajtur në fusha të vështira, në të gjitha fazat, por e dimë se ata do të bëjnë gjithçka dhe ne duhet të shkojmë për ndeshjen. Rezultati që kemi është pozitiv por nuk është përfundimtar. Kanë mbetur ende 90 minuta, por duhet të bëjmë mirë për tu kualifikuar. Ndeshjet e mëparshme të na shërbejnë si eksperiencë”.

Çfarë mësimi merrni nga rezultatet me skuadrat e tjera në Champions?

“Ne jemi në alert. Është Champions dhe mund të ndodhë gjithçka. Jemi të ndërgjegjshëm, të përulur dhe në alert. Nuk dukej se Atletico do t’ja dilte mbanë në takimin e parë, por ja që ne ja dolëm dhe duam të bëjmë të njëjtën gjë. Duam të jemi në krye që të kalojmë këtë fazë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit