“Ndaj Liverpool dua të hakmerrem për finalen e Champions”

16 Shtator 2019
18:57
Telesport
back button

Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente e mbylli sezonin e kaluar në Champions League si lojtar i Tottenham në finalen e humbur ndaj Liverpool. Dhe e nis këtë sezon sërish në një ndeshje ndaj skuadrës kampione të Europës, por këtë herë me fanellën e Napolit.

Duke folur për këtë sfidë, lojtari i ardhur këtë verë te Napoli tha: “Ancelotti i njeh më mirë se ne, pasi i ka studiuar mirë. Duhet të bëjmë një ndeshje të përkryer, duke luajtur mirë dhe të limitojmë në maksimum gabimet në fushë”, tha Llorente.

Dua që me Napolin të hakmerrem për finalen e humbur sezonin e kaluar dhe të tregoj se jam në lartësinë e duhur për të luajtur me këtë ekip. Dua të ndihmoj skuadrën, të shënoj një gol dhe t’ua dedikoj tifozëve të Napolit”, tha Llorente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit