Ndalohen celularët, Nadal përgatit dasmën në siguri maksimale

15 Tetor 2019
12:58
Telesport
back button

Lamtumirë beqari. Dasma e tenistit spanjoll Rafael Nadal është gjithnjë e më afër. Ditën e shtunë, tenisti nga Majorka do të ngjitet në altar bashkë me të fejuarën e tij, Maria Francisca Parello, me të cilën është lidhur që kur kanë qenë adoleshentë (prej 14 vitesh).

Mediat spanjolle kanë zbuluar sot disa detaje nga dasma e tenistit më të famshëm spanjoll, fitues i 19 grand slam. Nadal dhe disa nga miqtë e tij më të ngushtë do të zhvillojnë një festë në diskotekën “Club Social”, me pamje nga porti. Një festë me muzikë dance dhe ku të ftuarit do të mbajnë syze më ngjyra të ndryshme.

Më e blinduar dita e dasmës, që do të zhvillohet në një kështjellë të shekullit të 17-të, në Fortaleza, në një ishull, ku nata kushton 25 mijë euro. Kështjella është prenotuar nga familja Nadal dhe aty mund të shkohet vetëm përmes detit. Ndaj do të jetë e pamundur që mediat të zbulojnë detaje apo foto nga dasma.

Do të jenë reth 350 të ftuar, të cilëve nuk do t’u lejohet të bëjnë fotografi. Madje atyre u është ndaluar të marrin me vete celularë, ose do t’i dorëzojnë ato të agjentët e sigurisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit