Kampionati Shqiptar

Ndarja me marrëveshje, Partizani largon edhe Sebino Plakun

Sebino Plaku nuk është më lojtar i Partizanit. Sulmuesi në fjalë iu bashkua në verë të kuqve, ndërkohë që nuk pati fat në këtë aventurë, sepse shumicën e kohës ishte i lënduar. Thyerja mes palëve, në fakt, u vu re gjatë ndeshjes së fundit të fazës së dytë të kampionatit, kur ish-trajneri Starova zëvendësoi Fazliun, ndërkohë që nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” i erdhi qortimi i presidentit Gaz Demi.

Sebino Plaku nuk është më lojtar i Partizanit. Sulmuesi në fjalë iu bashkua në verë të kuqve, ndërkohë që nuk pati fat në këtë aventurë, sepse shumicën e kohës ishte i lënduar. Thyerja mes palëve, në fakt, u vu re gjatë ndeshjes së fundit të fazës së dytë të kampionatit, kur ish-trajneri Starova zëvendësoi Fazliun, ndërkohë që nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” i erdhi qortimi i presidentit Gaz Demi. Ky i fundit i tha: “Po Plakun, pse ma mban në fushë?”

Plaku 2

Sebino Plaku gjate stervitjes me Partizanin

Kjo paralajmëronte ndarjen e palëve në merkaton e janarit, teksa klubi i kuq është përfshirë në ndryshime të konsiderueshme, që nisën me shkarkimin e trajnerit Sulejman Starova dhe do të vijojnë me afrim-largime të tjera.  30-vjecari, që ka provuar të luajë me disa klube, brenda dhe jashtë vendit, ka luajtur 409 minuta lojë në dy faza me Partizanin. Në 5 ndeshje e ka nisur si tutullar, ndërsa në tri të tjera si zëvendësues. Ai është shpallur dy herë kampion me Skënderbeun, në sezonet 2012-2013 dhe  2011-2012.

plaku me bluze

Sebino Plaku gjate prezantimit te Partizani

“Klubi njofton se Sebino Plaku nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për gjysmën e mbetur të kampionatit. Sulmuesi i mbërritur te 15 herë kampionët e vendit në fillim të këtij sezoni ka ndërprerë me marrëveshje aventurën me të kuqtë. Përgjatë 18 javëve të kampionatit, Plaku realizoi edhe një gol në fitoren 2-0, që ekipi arriti ndaj Kukësit. Klubi falënderon Sebino Plakun për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierën e tij sportive,” – thuhet në njoftimin e Partizanit për këtë “krasitje” të radhës.

[total-poll id=129272]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar