Ndarja me Wanda-n, në Argjentinë zbulojnë kërcënimin që Icardi i ka bërë PSG-së

19 Tetor 2021
16:31
Denis Hakanaj
back button

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Argjentina në lidhje me situatën e Mauro Icardi-t.

Sipas programit “Los Angeles de la Manana”, lojtari duket se ka kërcënuar të prishë kontratën me Paris Saint-Germain në rast se Wanda Nara do të vendosë të ndahet përfundimisht me të.

Kujtojmë se Wanda është edhe menaxherja e lojtarit dhe kontrata është në emër të saj. Një situatë që do të kishte pasoja të ndjeshme edhe për atë.

Icardi ka munguar në stërvitje në dy ditët e fundit dhe nuk do të jetë dispozicion të ekipit për ndeshjen e sotme të Champions League kundër Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit