Ndërhyrje brutale! Vardy godet me taka në fytyrë Shkodran Mustafin (video)

8 Korrik 2020
9:39
Alfred Lleshi
back button

Mikel Arteta u mërzit shumë, sepse Jamie Vardy nuk u ndëshkua nga gjyqtarët në pjesën e parë të barazimit 1-1 të Arsenalit kundër Leicester City, të martën, edhe pse e goditi me shkelm në fytyrë Shkodran Mustafin. Viedo e këtij momenti po bën xhiron e botës tashmë, bëhet fjalë për një goditje brutale, edhe pse ndoshta jo me dashje, por në rënie e sipër. Sidoqoftë, as gjyqtarët në fushë, as ata të VAR-it nuk e panë, ose nuk deshën ta shihnin.

Arsenali po fitonte 1-0 në atë kohë, por do të ishte Vardy, ai që barazoi për Leicester më vonë, në një sfidë të diskutueshme, të luajtur në “Emirates Stadium”. Duhet pasur parasysh se Eddie Nketiah të Arsenalit iu dha kartoni i kuq (i drejtë), pas rishikimit të momentit nga VAR, për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj James Justin. Video me kënde të reja të incidentit janë shfaqur dhe një numër i tifozëve janë të bindur se Vardy e goditi me dashje Mustafin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit