Ndërpritet ëndrra e Vllaznisë në Champions, bjelloruset shumë të forta

19 Nëntor 2020
16:13
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia për femra nuk ka prekur turin e tretë në Champions League, pasi humi ndeshjen kundër Minsk në “Loro Boriçi”. Ekipi kuqeblu humbi me rezultatin 0-2 ndaj miqve nga Bjellorusia.

Ekipi mik ka shënuar 1 gol për çdo pjesë. Ata dërguan topin në rrjetë në minutën e 33′. Ishte Sas që përshëndeti rrjetën e lojtareve tona. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

E njëjta situatë dhe në pjesën e dytë. Miqtë mbyllën llogaritë në minutën e 84′ me anë të Kharlanova. Kjo e fundit i hoqi shpresat ekipit tonë për një kalim në turin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit