Ndërron jetë 8 herë kampioni i botës, u qëllua nga një polic në një lokal në Brazil

9 Gusht 2022
9:41
Telesport
back button

Pas një sherri në diskotekë, ka ndërruar jetë në San Paolo të Brazilit sportisti vendës Leandro Lo. 33-vjeçari është 8 herë kampion i botës në disiplinën Jiu-Jitsu, një nga disiplinat që përdoret edhe në artet marciale mikse (MMA).

Lajmin e konfirmoi familja e sportistit dhe fajtor për këtë vdekje është një 30-vjeçar, një agjent i policisë, që ishte jashtë shërbimit në momentin e sherrit. Ai ka qëlluar me armën e tij sportistin dhe më pas është dorëzuar te forcat e rendit, duke pranuar vrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të një koncerti në Clube Siria, një nga lokalet më të njohur në qytet. Polici është afruar në tavolinën ku ndodhej Leandro me disa miq dhe i ka kërcënuar me një shishe. Sportisti e bllokoi në tokë për të evituar që situata të përkeqësohej.

Miqtë e tij ftuan agresorin që të qetësohej, por në atë moment ai është kthyer dhe ka nxjerrë pistoletën, dukë qëlluar Leandro në kokë. Sportisti u dërgua me urgjencë në spital, por ishte e kotë. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, por agresori ndodhet në burg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit