Argetim

Ndërsa të gjithë e kishin mendjen te topi i artë, Alisson kthehet në Itali

Gardiani i Liverpool-it Alisson Becker, është rikthyer në Itali për të marrë çmimin e portierit më të mirë të vitit në mbrëmjen e organizuar me yjet e Seria A në Milano.

Braziali ishte kujdesur deri në detaje për paraqitjen e tij në këtë mbrëmje gala dhe në krah kishte bukuroshen Natalia Lowe. Ai buzëqeshte lehtë teksa merrte çmimin, që prej 4 vitesh i shkonte vetëm Buffon-i.

Alisson luajti me Romën sezonin e shkuar duke e mbajtur portën e paprekur në 17 nga 37 përballjet e zhvilluara. Kjo paraqitje ndikojë edhe në transfertën e verës, kur ai u ble nga Liverpool-i si portieri më i shtrenjtë për 65 milionë paund.

Kjo ishte një mbrëmje e madhe edhe për sulmuesin e Interit, Mauro Icardin, i cili fitoi dy çmime, atë të “Lojtarit të vitit” dhe “Golit të vitit”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Argetim