Ndeshja e Champions Aziatik mes Sepahan dhe Al-Ittihad anulohet për një arsye të pazakontë? Faji i disa statujash…

2 Tetor 2023
19:33
Telesport
back button

Fillimisht, Al-Ittihad do të luante ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve Aziatik kundër klubit iranian Sepahan këtë të hënë në orën 18:00. Për këtë rast, Karim Benzema u la për të pushuar ndërsa Fabinho dhe N’Golo Kanté u shpallën titullarë. Megjithatë, takimi aziatik nuk filloi në kohën e planifikuar dhe mbetet nën kërcënimin e anulimit.

Në të vërtetë, Al-Ittihad informoi se skuadra nuk do të hynte në fushë nëse nuk hiqen të gjitha statujat në hyrjet e fushës. Arsyeja ? Njëri prej tyre mban imazhin e Qassem Suleimanit, një ish-udhëheqës ushtarak me ndikim në Lindjen e Mesme.

Ndeshja tani është në prag të anulimit pasi delegacioni i Al-Ittihad është gati të largohet nga stadiumi, ndërsa tifozët e Sepahan hodhën kanaçe me ujë në fushë duke kërkuar fillimin e takimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit