Ndeshja u anullua 90 minuta para startit, 14 sfida të shtyra në total, por NBA s’ndalet

18 Janar 2021
11:02
Telesport
back button

Mbrëmjen e djeshme u anullua edhe dy ndeshje të tjera në NBA si pasojë e pandemisë Covid-19: Oklahoma-Philadelphia dhe Washington-Cleveland, duke e çuar në 14 numrin e takimeve të anulluara deri më tani, që nga nisja e sezonit 2020-2021.

Një situatë e pritshme në NBA, duke parë që pandemia në Amerikë është ende më ritme të larta. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e NBA-së nuk kanë ndërmend të ndalin përkohësisht kampionatin, siç ishte përfolur, por të vazhdojnë, duke respektuar dhe shtuar masat anti-Covid.

Interesant fakti se ndeshja Oklahoma-Philadelphia u ndal 90 minuta para se ajo të niste, kur skuadrat sapo kishin dalë në parket për nxehmjen. Asnjëra nga dy skuadrat nuk kishte probleme me koronavirus, por vendimi u mor për një arsye tjetër.

Skuadra e Philadelhia vinte nga ndeshja me Memphis luajtur të shtunën, ku dje doli pozitiv një lojtar. NBA deklaroi se përparësi ka shëndeti i lojtarëve, ndaj vendosi ta anullojë ndeshjen e Philadelphia.

Të njëjtin fat do të ketë mbrëmjen e sotme edhe sfida mes Memphis dhe Phoenix. NBA kryen nga dy teste anti-Covid çdo dit, një test të shpejtë në mëngjes dhe një PCR në mbrëmje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit