Ndeshja zgjatet për shkak të penalltive, policia detyron arbitrin të pezullojë takimin

22 Gusht 2019
21:18
Denis Hakanaj
back button

Tensioni ka qenë në maksimum, siç ndodh gjithmonë kur arrihet te lotaria e penalltive. Tentativa e parë, e vendasve, ka qenë e suksesshme, e dyta, këtë herë e miqve, gjithashtu. Tensioni rritet më shumë. Papritur policia futet në fushë dhe detyron arbitrin të ndalojë ndeshjen.

Kjo është ajo që ka ndodhur në Gjermani, në kupën e diletantëve, gjatë ndeshjes mes Pirat F.C. dhe SV Studernheim. Fusha është boshatisur menjëherë, teksa 30 spektatorët e pranishëm nuk u kanë besuar syve.

Pas 120 minutave, duke përfshirë edhe kohën shtesë, Pirates dhe Studernheim kanë qenë në barazim 2-2. Kualifikimin duhej të vendosej nga penalltitë, por pas dy të parave policia i ka kërkuar arbitrit të të pezullonte ndeshjen. Komuna e Frankenthal ka shpjeguar më pas atë që ka ndodhur.

“Për të garantuar qetësinë publike, ndeshjet duhet të përfundojnë brenda orës 21:30. Ndërhyrja e policisë ka ardhur në orën 22:00. Ndeshja ka filluar me vonesë, kështu që nuk do të kishte pasur probleme nëse dy ekipet do ta kishin filluar në orën e përcaktuar”, ka bërë të ditur komuna. 

Në fakt, Pirates dhe Studernheim janë paraqitur në fushë me fanella të zeza dhe është dashur pak kohë për t’u gjetur një uniformë alternative. Në të kaluarën, banorët e lagjes ku Pirates kanë stadiumin janë ankuar disa herë për zhurmat që vinin në orët e vona të mbrëmjes dhe për këtë arsye klubit i është ndaluar t’i përfundojë ndeshjet pas orës 21:30.

Kjo që ka ndodhur edhe më një skuadër që aktualisht luan në Bundesliga: Paderborn. Tre banorë (3!), që jetojnë në lagjen ku ndodhet stadiumi, kanë bërë një denoncim në 2005-ën për zhurmat e shkaktuar në mbrëmje pas një fitoreje të skuadrës dhe kanë arritur të marrin një vendim që ndeshjet e Paderborn të mos përfundojnë pas orës 22:00.

Kështu, skuadra nuk ka autorizim për të luajtur në mbrëmje. Ku i dihet nëse një ditë edhe një ndeshje e tyre nuk do të ndalet pikërisht gjatë gjuajtjes së penalltive…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit