Ndeshje që vlen kualifikimin, Pirlo nuk ia ka nevojën Ronaldos ndaj SPAL

27 Janar 2021
15:08
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje e Kupës së Italisë për bardhezinjtë, e cila luhet kundër SPAL për shkuarje në gjysmëfinale, ku Interi i Conte po i pret. Pavarësisht se bëhet fjalë për “ndeshje teke”, Pirlo duket i gatshëm të kryejë rotacion të plotë në formacion, në funksion të një garës treshe midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.

Prandaj, Cristiano Ronaldo, i cili është shfaqur i lodhur javët e fundit, nuk paraqitet në listën e skuadrës. Bentancur, gjithashtu mbetet jashtë, jo në më të mirën e tij pas goditjes që mori kundër Bologna. Edhe Dybala nuk llogaritet, pasi vazhdon të punojë ndaras nga grupi.

Në vend të kësaj, Alex Sandro kthehet në skuadër, i rikuperuar nga Covid-19 vetëm dje, pas më shumë se 20 ditësh. Më në fund, midis lojtarëve të thirrur, duhet të theksohet prania e Fagioli, i cili mund të luajë titullar në mesfushë së bashku me Rabiot.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit