Ndeshje thuajse “boksi”, Milani mposht Lazio-n me golin e Okafor. Ekipi i Sarrit e mbylli me 8 futbollistë. VAR anulon një gol krejt të pabesueshëm (VIDEO)

1 Mars 2024
23:12
Telesport
back button

Ndeshje e pabesueshme sot ne Serie A mes Lazios dhe Milanit, e vuajtur dhe e fituar nga kuqezinjte me ane te nje goli te Okafor ne fund te takimit. Nje fitore me peshe përballë Lazios në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Serisë A.

Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të. Ai mbajti nga fanella Pulisic qe i mori topin teksa mbrojtesi i Lazios po e mbulonte per rivenie anesore pasi Luis Alberto kishte mbetur ne toke nje nje dyluftim ajeror me Bennacer.

Pikërisht për shkak të këtij episodi Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos. Prishja e ekuilibrave në fushë ndikoi në rritjen e presionit të “Djallit”, që arriti të shënonte me Leaon, por për fatin e bardhekaltërve portugezi ishte në pozicion jashtë loje edhe pse nga imazhet me pas duket sikur eshte ne linje dhe ne fakt duket sikur VAR ka kapur thjesht nje milimeter…

GOLI I ANULUAR LEAO – VIDEO

Për ta zgjidhur ndeshje mendoi Okafor, i aktivizuar në të 71-tën në vend të Adli. Asgjë s’mund të bënte Lazio në minutat e mbetura, madje në kohën shtesë edhe Marusic e Gendouzi u ndëshkuan me kartonë të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me tre lojtarë më pak.

GOLI I OKAFOR – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit