Ndeshjet e fundvitit në Superiore, të premten dy ndeshje delikate

16 Dhjetor 2018
21:37
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në lidhje me kalendarin e javës së fundit të këtij viti në Superiore, që do të luhet fundjavën e ardhshme, duke nisur nga e premtja.

Kështu, të premten do të luhen dy sfida mjaft delikate, sepse Kamza do të presë Skënderbeun dhe është një sfidë “për jetë a vdekje”, ku barazimi vlen pak për të dyja palët, ndërsa Tirana do të presë Flamurtarin, në një tjetër sfidë shumë të rëndësishme, me bardheblutë që duan pikë mbijetese dhe vlonjatët që kërkojnë suksesin e tretë rresht, për të hapur “oreksin” për diçka më shumë se një vend në kupat e Europës.

Të shtunën Partizani kryesues viziton Luftëtarin “e tërbuar” nga triumfi i bujshëm në Korçë, ndërsa Teuta luan një përballje Europe me Laçin.

Sfida më pa vlerë është lënë për të dielën, sepse Kukësi pret Kastriotin në Kamzë dhe duket qartë që krutanët janë me pushime, duke parë paraqitjen e turpshme kundër Teutës.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit