Ndëshkohet me karton të kuq, por dashurohet me arbitren: historia e rrallë vjen nga Holanda

4 Janar 2022
19:24
Denis Hakanaj
back button

Futbolli është i pasur momente magjike.

I fundit ka ndodhur në Holandë, por nuk ka lidhje me një gol të shënuar ose një fitore në frymën e fundit.

Jeff Hardeveld, mbrojtës FC Emmen (skuadër e kategorisë së dytë) dhe Shona Shukrula, arbitre e FIFA-s 30 vjeçe, janë fejuar pasi janë njohur në fushë.

Dashuria me shikim të parë ka ndodhur në fushë, siç ka bërë të ditur ilmessagero.it, gjatë një ndeshje në të cilën Shukrula ishte asistente buzë fushës.

Gjatë takimit të luajtur mes Emmen-PSV Eindhoven, në minutat shtesë, Hardeveld është ndëshkuar me karton të kuq dhe, siç kanë treguar mediat vendase, në atë moment ka kryqëzuar shikimin e tij me atë të asistentes.

Mes të dyve ka lindur një histori dashurie, e festuar nën diellin e Romës natën e fundit të vitit siç duket nga postimet e bëra në rrjetet sociale.

Asnjë siklet për shoqatën e arbitrave holandezë që, nëpërmjet një komunikate, e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre:

“I urojmë më të mirën çiftit. Megjithatë, Shukrula nuk do të arbitrojë ndeshjet në të cilat do të luajë i fejuari i saj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shona Shukrula 🐺 (@shonashukrula)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit