Ndihej “i burgosur” te Bayerni, kampioni i Europës zgjedh Francën

23 Gusht 2019
9:20
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori i Bayern Munich, Renato Sanches, është shumë pranë transferimit te Lille, raporton “Le10Sport”. Kampionët e Bundesligës fillimisht kërkuan 25 milionë euro për mesfushorin portugez, por kanë rënë dakord të ulin çmimin, në mënyrë që ta lehtësojnë marrëveshjen. 22-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën e tij për ta lënë Bayernin, ku nuk gjeti asnjëherë hapësira aktivizimi. Ai shkëlqeu në finalet e “Euro 2016”, ku u shpall edhe kampion Europe me Portugalinë, ndaj u transferua nga Benfica në “Allianz Arena”, verën e vitit 2016.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, kishte folur në lidhje me deklaratat e Renato Sanches, se klubi nuk e lejon të largohet. Zyrtari i bavarezëve e pranoi se do ta shihnin me prioritet situatën e tij dhe se mund të kishte lëvizje që këtë verë: “Do ta shohim. Ne do t’i lëmë të gjitha opsionet e hapura, por nuk dua të them më shumë sot. Ai ka bërë tri paraqitje në këtë sezon. E çuditshme, nuk e kuptoj deklaratën e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit