“Ndihesha një robot”, depresioni i Sagna: I jepja makinës, por nuk e mbaja mend

19 Maj 2022
18:14
Denis Hakanaj
back button

Bacary Sagna është tërhequr nga futbolli në 2019-ën, pas një karriere që e ka çuar nga Franca (Auxerre) në Angli (Arsenal dhe Manchester City) e deri te Benevento dhe në Kanada te Montreal Impact.

Megjithatë, ka q enë një moment gjatë të cilit mbrojtësi i krahut ka patur gjëra të tjera në mendje. Në 2008-ën, në harkun e pak ditëve, bota e tij është kthyer përmbys. Në fillim është ndarë nga jeta vëllai i tij Omar në një  aksident.

Më pas, pasi babai i tij i kishte thënë të kthehej në shtëpi, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje. Siç ka shpjeguar pak kohë më parë për faqen zyrtare të Arsenal-it, ka qenë një periudhë me të vërtetë e komplikuar, edhe kur ka rikuperuar nga dëmtimi.

ROBOT – “Është e vështirë të përshkruhet, por e ndieja se gjërat nuk ishin aspak mirë. Në mendjen time e dija saktësisht se çfarë mund t’i jepja skuadrës, por trupi im nuk e bënte dot”, ka thënë Sagna.

“Disa ditë ndihesha si  një robot. I jepja makinës deri në qendrën sportive dhe nuk e mbaja mend  as si kisha shkuar atje”. Në këto rast duhet folur me dikë. Por Sagna nuk ishte nga ata…

“Nuk kam folur kurrë me asnjeri. personat që më njohin e dinë se jam një tip i heshtur, nuk jam një që bie shumë në sy. Vij, stërvitem, bëj më të mirën time. Por jam një tip i qetë dhe nuk do të kërkoja kurrë ndihmë”.

SKUADRA – Megjithatë, dikush e kishte vënë re se Sagna nuk ishte në maksimumin e formës. “Shokët e mi të skuadrës e dinin se kishte diçka që nuk shkonte sepse jetonin me mua. Ishin të gjithë shumë të sjellshëm me mua.

“Kujtoj se një herë Clichy më ka çuar te një spektakël që quhej Africa Africa në O2 të Londrës. E njihja Gael që nga koha e kombëtares dhe më ka qëndruar gjithmonë afër. Më ka ndihmuar shumë, por të gjithë janë munduar të më ndihmojnë, të më bënin të kuptoja se jam gjithsesi një person me fat, nuk ka rëndësi çfarë ndodh”.

PSIKOLOG – Gjithsesi, Sagna ka patur nevojë për ndihmën e një profesionist për të dalë nga kjo situatë. “Duhet të falënderoj Neil, një nga psikologët e klubit. Një mbrëmje, para një ndeshje, më ka thënë: ‘Mund të të flas? Kam vënë re se je këtu, por është sikur të mos jesh. Çfarë të shkon në mendje?’.

“Kështu që kemi folur, kam kuptuar se kishte ardhur momenti të nxirrja gjithçka. Dhe me kalimin e kohës jam kthyer vetvetja. Jam kthyer të kem besim tek aftësitë e mia, të jem vendimtar dhe të luaj më mirë”. E rëndësishme është ta kuptosh para se të jetë shumë vonë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit