Ndizen edhe ultrasit e Romës, konfrontime me policinë shqiptare (PAMJET)

24 Maj 2022
23:50
Telesport
back button

Nuk do të jetë një natë e shkurtër sonte… Ose të paktën, kështu duket. Pasi kanë qëndruar të qetë deri në mbrëmje, tifozeria e organizuar e Roma-s ka nisur përplasjet me policinë…

Ata kanë sulmuar efektivët e policisë teksa kanë ndezur dhe flakadanë. Disa madje duken që kanë shkopinj dhe të tjerë rripa me tokëz që tentojnë të godasin policinë e cila i kërkon të qetësohen.

Kujtojmë që vendqëndrimi i tyre duhet të jetë në zonën e Liqenit Artificial, në Bllok, teksa deri tani nuk ka pasur konfrotime mes dy grupimeve. Pritet që të jenë gjithësej 50 mijë tifozë të Romës dhe Feyenoord edhe pse shumica nuk kanë siguruar biletë…

Diçka tjetër që duhet thënë është se provokimi i parë nisi nga Feyenoord me tifozë që bënë shurrën në autobusin e Roma-s që ishte parkuar aty. Sakaq, Feyenoord ka marrë autobus me qira pikërisht për këtë arsye, për të mos rënë në sy…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit