Ndizet Arsenal-Wolves, 2 gola në 4 minuta! Blerja e kushtueshme gjen golin (VIDEO)

29 Nëntor 2020
20:52
Telesport
back button

Ndeshja mes Arsenalit dhe Wolves duket se është ndezur pas 27 minutash, pasi fillimisht ishin miqtë ata që shënuan me anë të Neto, pas një ikje fantastike nga krahu të Traore.

Fillimisht ujqërit goditën traun e portës, por topi u kthye dhe më pas portugezi e dërgoi në rrjetë.

Kaluan vetëm 4 minuta dhe erdhi reagimi i djemve të Arteta, që gjetën barazimin e shpejtë me Gabriel, i cili me kokë ka goditur në mënyrë perfekte pas një krosimi nga krahu i djathtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit