Ndizet Barça-Atletico: Joao Felix reagon kundër ish-shokëve të skuadrës

1 Dhjetor 2023
14:33
Denis Hakanaj
back button

Joao Felix u rikthye te goli për Barcelonën në ndeshjen e Champions League kundër Portos.

Sulmuesi nuk kishte shënuar që nga shtatori, por asnjëherë nuk dështoi të jepte kontributin e tij për ekipin, deri në atë pikë sa sipas shtypit spanjoll, Barça do të ishte gati të fillonte negociatat për blerjen e tij përfundimtare nga Atletico Madrid, që zotëron kartonin e tij.

Fakti është se në La Ligas do të përballet me Barcelonën kundër Atletico Madrid të dielën në mbrëmje, një ndeshje që premton të jetë e nxehtë për shkak të ndarjes jo tamam pa dhimbje mes Felix-it dhe ambientit Colchonero.

Sulmuesi kurrë nuk ka arritur të ndikojë tek Atletico, edhe për shkak të vështirësisë për t’u përshtatur me taktikat e Diego Simeone-s.

Tensioni është rritur para ndeshjes së kampionatin për shkak të disa replikave mes portugezit dhe disa ish-shokëve të skuadrës. Antoine Griezmann dhe Saul nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Felix-it për paraqitjen e tij zhgënjyese me Atleticon.

“Kur vjen këtu e dini se si është trajneri dhe si është ekipi, duhet të përshtatesh dhe të punosh përndryshe gjërat nuk do të shkojnë mirë. Joao ka pasur momente në të cilat ka bërë shumë mirë, por nuk ka pasur vazhdimësi dhe në fund ka humbur motivimin”, ka thënë Griezmann, ndërsa Saul është kufizuar duke thënë: “Joao mund të kishte bërë më mirë këtu”.

Portugezi është kundërpërgjigjur në një intervistë të dhënë për Movistar+: “Nuk dëgjova çfarë tha Griezmann. Nuk ka rëndësi nëse jam dakord apo jo, secili ka mendimin e tij dhe unë nuk kam ndërmend të komentoj fjalët e tyre”, shkurtoi Felix.

Megjithatë, në përgjigje të Saulit, Joao tha se “natyrisht ka gjëra që mund t’i kisha bërë më mirë, por të gjithë janë si unë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, nuk është asnjëherë faji i një personi, por i të gjithëve”.

Fjalë me të cilët portugezi ka lënë të kuptohet se ish-shokët e skuadrës dhe trajneri i tij janë përgjegjës për paraqitjen zhgënjyese në Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit