Ndizet derbi i Manchesterit për talentin portugez që ka befasuar sivjet!

14 Maj 2019
20:47
Anton Cicani
back button

Sipas asaj që shkruan gazetar prestigjoze portugeze, "A Bola", edhe Manchester United është futur në garë seriozisht për të siguruar shërbimet e fantazistit me tipare sulmuese të Sporting Lisbonas, Bruno Fernandes, që dikur ka kaluar edhe në Itali te Novara dhe Udinese, përpara se të transferohej në gadishullin iberik.

Manchester City e ndjek prej kohësh dhe thuajse ka gati ofertën prej 75 mln eurosh, por "Djajtë e Kuq" nuk heqin dorë. Këtë sezon, Fernandes ka shpërthyer, duke shënuar 20 gola në 32 ndeshje kampionati dhe dhënë 11 pasime për gol.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit