Ndizet gara për yllin e Bayern, lojtari nis kontaktet me Newcastle

19 Nëntor 2021
15:53
Denis Hakanaj
back button

Newcastle është në pole position për Niklas Sule, mbrojtësi i Bayern Munich, kontrata e të cilit me bavarezët është afër skadencës.

Sipas Sport Bild, lojtari gjerman duket se është një nga objektivat konkretë të klubin anglez për sezonin e ardhshëm, aq sa përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me bardhezinjtë.

Për Sule, gjithmonë sipas Bild, interesohet edhe Chelsea dhe në këtë moment nuk ka asnjë negociatë për rinovimin e tij me Bayern-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit