Ndizet gara për yllin e Zonjës, e duan edhe dy klube të Premier League

22 Maj 2020
20:40
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Juventus-it, Gonzalo Higuain, mund të kthehet në Angli.

Argjentinasi pati një aventurë të shkurtër sezonin e kaluar te Chelsea para se të ndiqte trajnerin Sarri tek Juventus në përfundim të huazimit.

Sipas Tuttosport, Gonzalo mund të largohet përsëri nga Torino këtë verë.

Për të janë interesuar River Plate dhe DC United, por edhe dy klube të Premier League.

Wolves dhe Newcastle, gjithmonë sipas Tuttosport, duket se janë vënë në lëvizje për sulmuesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit