Ndizet Juventus-Fiorentina: Ndeshja e parë ka qenë një padrejtësi

19 Prill 2022
16:56
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Biraghi, kapiteni i Fiorentina-s, beson te finalja e Kupës së Italisë, por e di mirë se për ta arritur duhet përmbysur rezultati i ndeshjes së parë kundër Juventus-it.

Skuadra vjollcë është mundur 1-0 në sfidën e luajtur para publikut të saj, por dëshira dhe ambicia e lojtarëve të trajneri Italiano është shumë e madhe.

Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, Biraghi ka folur në lidhje me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Allianz Stadium.

“Rezultati i ndeshjes së parë ka qenë i padrejtë, ne meritonim të fitonim atë mbrëmje, për paraqitjen që kemi bërë dhe për rastet e shumta të krijuara”, ka thënë lojtari i Fiorentina-s.

“Çfarë mund të thuhet? Do të bëjmë gjithçka është e mundur që ta përmbysin atë padrejtësi dhe të marrim revanshin tonë”.

Në lidhje me ecurinë e Fiorentina-s: “Me klubin, trajnerin dhe tifozerinë që kemi, mund të marrë krahë një projekt afatgjatë si ai që ka lejuar Atalanta-n të shijojë Champions dhe Europa League”.

Në lidhje me trajnerin: “Që pas javëve të para të punës i kam thënë trajneri se i ngjan Conte-s. Kam punuar me të tek Inter-i dhe them se janë shumëtë ngjashëm për sa i takon karakterit, dinë si ta motivojnë grupin.

“Janë trajnerë shumë kërkues me lojtarët, i shtyjnë gjithmonë të përmirësohem. Dhe siç ka bërë Gasperini me Atalanta-n, edhe Italiano po i jep një identitet Fiorentina-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit