Ndizet lufta për Bellingham, ja kushti që duhet plotësuar

9 Mars 2023
16:51
Denis Hakanaj
back button

Liverpool është i bindur se do ta marrë Jude Bellingham, por suksesi i operacionit mund të varet nga një kusht. 19-vjeçari është shfaqur si një nga yjet më të kërkuar të futbollit botëror.

Dortmund-i ka të ngjarë të kërkojë një shumë të madhe me kontratën e Bellinghamit që nuk skadon deri në vitin 2025. Dhe Liverpool tani është i bindur se mund të djegë konkurrencën dhe të sigurojë anglezin, sipas Mail. Por shumë mund të varet nga mënyra se si Të Kuqtë do ta mbyllin sezonin.

Skuadra e Jurgen Klopp më në fund ka gjetur një formë, veçanërisht pas fitores së thellë 7-0 ndaj Manchester United të dielën e kaluar. Nëse Liverpool do të përfundojë mes katër të parëve në kampionat, ky mund të jetë një faktor i madh për Bellingham.

Ai ka luajtur në Champions League në tre sezonet e fundit, me aventurën europiane të këtij sezoni që ka përfunduar në fushën e Chelsea-t në në fillim të kësaj jave.

Klubet e tjera të interesuara për Bellingham, duke përfshirë Real Madrid-in dhe Manchester City-n, pothuajse me siguri do të jenë në gjendje t’i sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të mirë të Europës sezonin e ardhshëm, kështu që Liverpool nuk do ta ketë të lehtë.

Pas katër fitoreve në pesë ndeshje të kampionatit, skuadra e Jurgen Klopp jmban vendin e pestë në renditje, tre pikë prapa Tottenhamit me një ndeshje më pak.

Edhe me futbollin e Champions League, Liverpool përballet me një betejë të fortë për Bellingham. Babai i Bellingham, Mark, dyshohet se ka zhvilluar bisedime me palët e interesuara në një hotel në Londër këtë javë përpara se Dortmund-i të luante kundër Chelsea-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit